Seanca plenare/ Policia blindon Kuvendin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mblidhet për të diskutuar mbi rendin e ditës.

Policia e Shtetit ka zbritur në terren duke vendosur një kordon sigurie para godinës së Parlamentit, edhe pse nuk ka një njoftim për organizim proteste nga opozita.

Ndërkohë në seancën e sotme priten të betohen edhe deputetët e rinj të opozitës.

Parlamentit do t’i shtohen pesë deputet të rinj, që sipas Rregullores, ata do të betohen në institucionin ligjvënës për të marrë më pas mandatin.

Deputetët që do të betohen janë; Elda Hoti e LSI-së, Erdiola Braha e LSI-së, Edlira Hysenit e LSI-së, ndërsa nga Partia Demokratike janë Lefter Maliqi dhe Majlinda Halilaj.

Gjithashtu sot do të mblidhet sërish Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për dy kandidatët që u miratuan dje nga KQZ-ja dhe konkretisht do diskutojë për Ligoraq Karamelon e Partisë Demokratike në qarkun Korçë dhe Alban Zenelin në qarkun Kukës. Për këta dy emra duhet të shprehet Këshilli i mandatave përpara se të kalojnë në Kuvend për t’u betuar si deputetë.

Shpërndaje
Share.

Komento