Skip to content
Të Gjitha

Seanca ndaj Shullazit dhe grupit të tij shtyhet edhe në gjykatën e re, ja arsyeja

· 1 min lexim

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

Shkak është bërë kërkesa e palës mbrojtëse, drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pala mbrojtëse i kërkon KLGJ që të shprehet për gjyqtarët, Artur Kalaja dhe Etleva Temo.

Të pandehurit pretendojnë se gjyqtarët nuk janë pjesë e Strukturës së Posaçme.

Edhe pse shkresa ka shkuar në KLGJ që më 23 dhjetor, edhe nuk ka një përgjigje.

Kjo është e disata herë që shtyhet gjyqi ndaj Shullazit dhe grupit të tij.

Edhe në Gjykatën e Krimeve të Rënda, seancat janë shtyrë disa herë, si pasojë e ankesave të grupit, për trupën gjykuese.