Skip to content
Bota

Santorini goditet nga një tjetër tërmet i fortë

· 1 min lexim

Ishulli grek Santorini vijon të tronditet nga tërmetet prej disa ditësh.

Sot, një lëkundje me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter goditi zonën pak para orës 10:00 të mëngjesit, sipas Institutit Gjeodinamik.

Tërmeti është ndier edhe në Atikë, ndërsa më herët në të njëjtën zonë u regjistrua një tjetër lëkundje me magnitudë 4.1 Rihter.