Sanremo ul siparin! Ja kush është fituesi që do përfaqësojë Italinë në “Eurovizion”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe për festivalin e 69-të të muzikës italiane erdhi fundi.

Këtë vit fitues i festivalit madhështor “Sanremo” që zgjati 5 netë rresht, u shpall Mahmood, me këngën që fitoi zemrat e publikut, “Soldi.”

Kantautori i njohur italian Mahmood, tanimë zyrtarisht pritet që të përfaqësojë Italinë në “Eurovizion”.

Përgjatë një konference për shtyp, fituesi u pyet nëse do ta përfaqësojë Italinë në “Eurovizion”, ndërkohë përgjigja e tij ishte mjaft entuziaste: “Po, po!”

Kujtojmë se festivalin e një viti më parë “Sanremo 2018” e fitoi këngëtari shqiptar Ermal Meta në duet me Fabrizio Moro-n me këngën: “Non mi avete fatto niente.”/iconstyle.al

Shpërndaje
Share.

Komento