Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i është drejtuar Gjykatës së Apelit me një kërkesë për t’u njohur me vendimin e arsyetuar të Gjykatës, pas dënimit ndaj tij.
Avokatët e Salianjit theksuan në letrën zyrtare se moszbardhja e këtij vendimi paraqet një pengesë për apelimin e çështjes.
Letra e plotë e Salianjit:
E nderuar Znj. Gjyqtare,
Në datë 26.09.2024, pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, është zhvilluar seanca e fundit
gjyqësore e çështjes Nr. 55000-00365-30-2020, me të pandehur Ervin Salianji etj., dhe me palë akuzuese
Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me akuzë “Kallëzimi i
rremë”.Në përfundim të kësaj seancë gjyqësore është shpallur vendimi me nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024, sipas
të cilit është vendosur:“1. Mospranimi i ankimit të ushtruar nga i pandehuri Fredi Alizoti, ndaj vendimit Nr. 2900, datë
18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.2. Lënia në fuqi e vendimit Nr. 2900, datë 18.12.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke filluar ky afat nga e
nesërmja e komunikimit të vendimit.U shpall në Tiranë, sot më datë 26.09.2024”.
Në zbatim të këtij vendimi, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
Tiranë, me anë të Urdhrit Nr. ___, datë 27.09.2024 Për ekzekutimin vendimit penal Nr. 2900, datë 18.12.2019“Për ekzekutimin e dënimit të dhënë për të dënuarin” Ervin Salianji, ka urdhëruar ndër të tjera:
“1. Ekzekutimin e vendimit penal nr. 2900, datë 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili
ka marrë formë të prerë më datë 26.09.2024, për të dënuarin Ervin Bujar Salianji, për kryerjen e veprës
penale “Kallëzimi i rremë” (kryer në bashkëpunim) parashikuar nga neni 305 e 25 i Kodit Penal.2. Me zbatimin e këtij urdhri ngarkohen:
2.1 I dënuari duhet të vuajë dënimin në masën 1 (një) vit burgim në një burg të sigurisë së
zakonshme.Në kushtet kur hetimi dhe gjykimi i shtetasit Ervin Bujar Salianji është bërë në gjendje të lirë,
ngarkohet me ekzekutimin e kësaj pike të vendimit gjyqësor Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë”.
Bashkëlidhur këtij urdhri, na është vënë në dijeni dhe një “Shkurtim Vendimi” i vendimit objekt të kësaj
kërkese, akt ky që nuk parashikohet nga K.Pr.Penale.Në vijim, me shkresën Nr. 21925/IC Prot., datë 27.09.2024 të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me lëndë
“Dërgohet njoftim për ekzekutimin vullnetar të vendimit penal”, ku ndër të tjera citohet:
“Bazuar në ligjin nr. 79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, neni 25 “Njoftimi për ekzekutim
vullnetar”, njoftohen për tu paraqitur vullnetarisht, më datë 27.09.2024, ora 17:00, në ambientet e
Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim ekzekutimin e vendimit penal të sipërcituar”.Në vijim të këtij njoftimi, i dënuar Ervin Salianji, pavarësisht se nuk është njohur ende me arsyetimin
e vendimit që la në fuqi dënimin e tij me burgim dhe që e vë në pozita të pabarabarta me organin e
akuzës në lidhje me mjetet procedurale që i njeh K.Pr.Penale (rekurs, kërkesë për pezullim), e ka
ekzekutuar atë vullnetarisht, fakt ky që provohet nëpërmjet Procesverbalit (Mbi zbatimin e urdhrit
të prokurorit, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, marrë formë me datë 26.09.2024, për shtetasin/të dënuarin Ervin Salianji) të datës
27.09.2024.Në lidhje me shpalljen e vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, do i referohemi nenit
430/1 pikat 3 dhe 4 të K.Pr.Penale që parashikojnë se:“3. Vendimi depozitohet në sekretari menjëherë pas shpalljes. Nëpunësi i caktuar vë nënshkrimin dhe
shënon datën e depozitimit.4. Kur vendimi shpallet i përmbledhur, ai arsyetohet brenda 30 ditëve nga shpallja e tij”.
Ndodhur në kushtet që vendimi i sipërcituar nuk u shpall as i arsyetuar e as i përmbledhur, e për më
tepër që tashmë ka kaluar dhe afati 30 ditor për arsyetimin e tij nëse do ishte shpallur i përmbledhur,
kërkojmë që të na vendoset në dispozicion menjëherë vendimi i arsyetuar në mënyrë që të ndjekim
mjetet e tjera procedurale, për aq kohë sa tashmë edhe i dënuari Ervin Salianji ka nisur prej më shumë
se një muaji vuajtjen e dënimit me burgim.