Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dy foto të kryeministrit Edi Rama, të shkëputura nga një video live e tij në Facebook.
Teksa Rama flet, pas shpinës së tij, në një komodinë dallohet një vazo dhe pluhur i bardhë, që sipas Berishës është kokainë.
“Duke folur për mallin mbrapa! Ja pse bosi i narkoshtetit refuzoi ligjin e drogës për politikanët”, shkruan Berisha.
Kjo nuk është hera e parë që Berisha ka hedhur akuza të tilla ndaj Ramës, teksa ky i fundit ende nuk ka reaguar.
Më poshtë mund të shihni videon ku janë shkëputur fotot: