Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sali Berisha ‘i paraprin’ OFL-së dhe tregon pasurinë e tij: “Dua një vilë, por duhet të marrë kredi”

21:19 05/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

Pas miratimit të ligjit ‘Anti-KÇK’ më 31 janar, ditën e sotme Kuvendi ka votuar këtë paketë me 89 vota ‘Pro’.

Pas miratimit, kryeministri Edi Rama teksa fliste për KÇK-në foli edhe për lidhjet e politikës me krimin dhe tha se mezi pret që të dalë përballë OFL për të treguar se nuk është i përzierë me zullumin dhe se shumë shpejt OFL-ja do merret edhe me politikanët.

“Ju mos u shqetësoni fare, se që do vijë dita do vijë, është më afër se ç’duket, për të gjithë ne këtu, unë i pari, për të gjithë ne këtu, por edhe ata që janë jashtë, do vijë dita që do duhet të provojmë që nuk vijnë nga zullumi. Unë mezi e pres atë ditë, se ndryshe nga ç’flitet këtu”.

Së fundmi, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku i ka ‘paraprirë’ deklaratës së Ramës, pasi ka folur rreth pronave që zotëron.

Berisha thotë se ka në pronësi vetëm 125 metra katrorë apartament, ndërsa i pyetur për akuzat se është pronar i një vile në Gjirin e Lalzit, Berisha tha se vila është në pronësi të dhëndrit dhe kunatit të tij.

Më tej, ish-kryeministri tha se dhe ai do të kishte dëshirë të ishte pronar i një vile, por thotë se do i duhej të merrte kredi për ta ndërtuar.

“Të di një gjë çdo shqiptar, përveç se 125 metër katror apartament, nuk ka asnjë metër katror në tokë. Nëse më sheh në një ndërtesë apo një tjetër dhe thua është e imja. Po të kisha dashur unë, dhe absolutisht nuk është se s’dua vila, do kisha ndërtuar vilën më të bukur por do më duhej të merrja kredi, por nuk shkon kjo si kryetar i qeverisë apo opozitës. Ajo vilë është kryekëput, gjysma e dhëndërit dhe gjysma e kunatit, kunati im është biznesmen”, u shpreh Berisha.

Ndër të tjera, gjatë intervistës, ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj institucioneve të Vettingut në Shqipëri, pasi sipas tij në procesin e Vettingut paguhen 300 mijë euro për të pastruar figurën.

Ai lëshoi akuza të rënda edhe ndaj Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar, duke thënë se nxjerrin vetëm ato të dhëna që dëshirojnë.

“Korrupsioni në vetting shkon në 300 mijë euro, për t’u pastruar. DSIK-ja jep ato që do dhe ato që s’do. Dhe ato që i shohin kanë lidhje me krimin”, tha ndër të tjera Berisha.

Ndërsa sa i përket çështjes së nxehtë ‘Mezhgorani’, ku mes të cilëve u arrestua Henri Çili, Berisha tha për këtë të fundit se është arrestuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, zyrtari i lartë që është takuar me Çilin mund të jetë Ardian Dvorani, Sokol Sadushi, Artur Metani ose  Naureda Llagami.

“Absolutisht çdo strukturë që ngrihet në kundërshtim me Kushtetutën, dhe këto aq sa funksionojnë, gjithnjë e më keq do funksionojnë. Sepse rasti i fundit, afera Çili tregoi që një “Katicë”, është 1 milion mbrapa. Këtu unë kam shkresën e prokurorit, dhe unë i besoj asaj që thotë prokurori. Ai thotë që është zhvilluar një takim i Çilir me një drejtues të lartë të Drejtëisë, kush janë këta, Dvorani, Metani, Sadushi dhe Llagami. Që Henri Çili u arrestua me urdhër të Edi Ramës s’ka dyshim ajo punë. Sepse doli ministri dhe e përshëndeti, doli gjeneral hashashi. Pra ditën e parë e përshëndetën, nxorri si zëdhënës Ardi Veliun. Shërbimet inteligjente të policisë kanë bërë 56 relacione ndaj tij për trafik njerëzish dhe droge.”

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para

Aksident i rëndë: Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

19:56 11/05/2025
Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

19:40 11/05/2025
Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

19:16 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.