Aksident në Durrës, shoferi i dehur përplas patrullën e policisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm tek “Ura e Dajlanit” në Durrës.

Mësohet se një makinë ka goditur një patrullë policie, duke lënë të plagosur dy efektivë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02:00, ndërsa drejtuesi i mjetit ka qenë i dehur.

Dy efektivët aktualisht ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i makinës ndërkohë është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

“Më datë 29.02.2020, rreth orës 02:00, në vendin e quajtur ‘Ura e Dajlanit’, automjeti i Patrullës së Përgjithshme që ishte duke patrulluar në zonë është goditur nga mbrapa nga një mjet tip ‘Volkswagen’ me drejtues shtetasin E.J., 22 vjeç, i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.44 mg/l. Si pasojë e goditjes janë lënduar lehtë pa asnjë problem për jetën dy punonjës policie. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe shkakun e aksidentit”, bën të ditur policia.

Shpërndaje
Share.

Komento