Skip to content
Të Gjitha

Saga “Tahiri” vazhdon/ Krimet e Rënda zgjasin hetimet sërish

· 1 min lexim

Ditën e djeshme skadoi afati për përfundimin e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, ndërkohë që sot Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur hetimet me tre muaj të tjerë.

Shkak duket janë bërë letër-porositë, pasi edhe më herët, prokurorët e dosjes kanë dërguar letër-porosi në Itali, ku kërkojnë informacione nga prokuroria e Katanias dhe një tjetër në Malin e Zi, por përgjigjet e tyre, sipas prokurorisë, ende nuk kanë mbërritur.

 

Kujtojmë se hetimet ndaj Tahirit nisën në tetor të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur disa herë afatet e hetimet, pasi nuk ka mundur të sigurojë të gjitha provat që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës me Habilajt.

Aktualisht Saimir Tahiri po hetohet në gjendje të lirë.

Ish-Ministri i Brendshëm akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre.

Pavarësisht akuzave, Tahiri gjithmonë i ka mohuar ato. Ndërsa prokuroria e Katanias pak muaj më parë vendosi pushimin e hetimeve pasi nuk gjeti prova për përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës.