Saga ‘Tahiri’/ Krimet e Rënda shtyjnë sërish hetimet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri do të zgjaten me 3 muaj të tjerë.

Kështu ka vendosur Prokuroria për Krimet e Rënda.

Mësohet se  shkak për shtyrjen e hetimeve, janë bërë sërish letër-porositë.

Më herët, prokurorët e dosjes kanë dërguar letër-porosi në Itali, ku kërkojnë informacione nga prokuroria e Katanias dhe një tjetër në Malin e Zi, por përgjigjet e tyre, sipas prokurorisë, ende nuk kanë mbërritur.

Afati përfundon ditën e nesërme, por prokurorët e çështjes në mbledhjen e zhvilluar, kanë vendosur të shtyjnë sërish afatin me tre muaj, deri në prill të këtij viti.

Shpërndaje
Share.

Komento