Skip to content
Të Gjitha

Dekani i Juridikut presion studentëve: “Keni dalë me fytyrë aty, ku do shkoni ju?!”

· 1 min lexim

Gjatë një takimi me studentët, dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha, u ka bërë thirrje që të ndërpresin protestën, pasi kanë marrë peng shkollën.

Biseda është zhvilluar në zyrën e dekanit, ku ai shfaqet duke u bërë thirrje studentëve që të vijojnë mësimin dhe të ndërpesin bojkotin.

“Ju keni marrë peng shkollën. Jeni studentë të juridikut. Ju keni pasurinë e shkollës atje. Keni gjithë dokumentacionin. Po t’ju ndodhë gjë (dokumenteve) ku do shkoni ju? Ju keni vënë fytyrën dhe emrin tuaj gjithë këtij procesi,”-dëgjohet të thotë Hoxha.

Protesta e studentëve ka nisur prej fillimit të dhjetorit, tashmë ka marrë një tjetër formë, pasi studentët kanë vendosur që të bllokojnë fakultetet dhe të bojkotojnë mësimin.