Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Sot më shumë se kurrë duhet bashkëpunimi juaj”, Brataj apel kategorive më të rrezikuara ndaj koronavirusit

20:35 27/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Drejtori i Urgjëncës Kombëtare, Skënder Brataj, me anë të një mesazhi në Facebook ka drejtuar  një apel për të gjithë ata  që janë më të rrezikuar nga COVID-19.

 Brataj thotë se të gjithë ata persona që janë të prekur nga koronavirusi, apo që kanë shenja të sëmundjes, të mos dalin nga shtëpia, pasi janë burim infeksioni dhe duhet të telefonojnë menjëherë 127.

Sipas Brataj, vetëm nëse respektohen masat dhe rregullat, atëherë fitorja me këtë virus do të jetë me e shpejtë.Më tej Brataj  bën thirrje  se është momenti që shqiptarët të ndërgjegjësohen dhe se së bashku me bluzat e bardha do e fitojmë këtë betejë.

Mesazhi i plotë
Të jesh apo të mos jesh!! To be or not to be!!

Sot më shumë se kurrë duhet bashkëpunimi juaj!!
Të zgjedhësh me dëshirë të jetosh!
Të zgjedhësh me dëshirë të dënosh të tjerët me vdekje!
Të zgjedhësh të fitosh jetën!
Parandalimi është çelsi i fitimit të betejës me këtë virus!
Sa më shpejt të kuptojmë se duhet të respektojmë rregullat aq më shpejt do ta fitojmë këtë betejë.
Ti që je me tampon pozitiv dhe shikon që shenjat dhe simptomat janë duke u përkeqësuar telefono 127 për një vlerësim për shtrim në spital dhe MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit.
Ti që ke shenja të lehta të cilat po i trajton në banesë dhe ke përmirësim të simptomatologjisë, vepro në bashkëpunim të përditshëm me mjekun e familjes dhe 127 dhe MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit.
Ti që ke shenja të lehta dhe mendon se është virozë e stinës, kërko ndihmë te mjeku i familjes ose te 127 për të përjashtuar dyshimin e Covid-19 dhe MOS DIL deri në përjashtimin e saj, se je burim i transmetimit të infeksionit!
Ti që ke bërë tamponin dhe ke dal pozitiv, por nuk ke shenja dhe simptoma, MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit!
Ti që kërkon ndihmë mjeksore sepse ke shenja dhe simptoma, ti që nuk kërkon tampon sepse nuk do të identifikohesh, MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit!
Ti që nuk je në asnjë nga situacionet e mësipërme DIL, por mbrohu nga gjithë të sipërpërmendurit, sepse ka nga ata që nuk do ti respektojnë rregullat!
Në këtë moment personat me shenja dhe simptoma si temperatur, kollë, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të vjella, diarre, humbje të shijes, vështirësi në frymëmarrje, të këshillohen me mjekun e familjes dhe mjekun e 127, sepse çdo shenjë e sipërpërmendur mund të jetë nga Covid-19!
Qytetarë shqipëtar ndërgjegjësohu, respekto rregullat:
Mbaj maskën në ambientet e mbyllura.
Ruaj distën 1.5 metra
Zbato rregullat e higjenës
Mos lejo të shkelen këto rregulla!
Pa ty nuk do ja dalim!
Së bashku do ja dalim!

Dr.Skender Brataj

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para

Aksident në Berat: Plagosen dy persona, makina përplaset me murin rrethues të një shtëpie

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English