Skip to content
Të Gjitha

Rritje e pagave? Ministrja e Ekonomisë kthen përgjigje dhe kjo nuk do të na pëlqejë

· 1 min lexim

Rritja e pagave për administratën është kthyer në një problem, për të cilin është duke u folur gjatë gjithë kohës dhe me të drejtë. Megjithatë sipas Ministres së Financave dhe Ekonomisë, kjo nuk parashikohet në projektin dhe objektivat e afërme.

Për “Dritare me Rudinën” Ministrja, Anila Denaj, ka thënë se buxhetet për këtë vit tashmë janë të vendosura dhe synim tashmë është rritja e efektivitetit të strukturave dhe më pas mund të vijë ajo e pagave.

“Besoj që buxhetet janë të determinuara. Ne duhet të rrisim efektivitetin e strukturave përveç rritjeve të pagave. Për këtë vit buxhetet janë të parashikuara. Pyetja është a i kemi të gjitha strukturat efektive. Unë mendoj se jo. Strukturat nuk janë efektive”- tha Denaj.

Megjithatë ajo që na mbetet e qartë është se derisa nuk parashikohet rritje për administratën, për punonjësit e thjeshtë do të vazhdojë të mbetet një ëndërr në sirtar.