Rritja e rasteve me Covid-19, Greqia shtyn hapjen e shkollave të mesme deri më 1 shkurt

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Greqi numri i të infektuarve me Covid-19 sa vjen e rritet dhe kjo ka bërë që rikthimi në shkollat e mesme për zhvillimin e mësimit të shtyhet përsëri. Mësohet se të  Greqia do të hap shkollat e mesme në 1 shkurt dhe ky vendim është marrë në bazë të vendimit të ekspertëve. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit, Niki Kerameos, e cila tha se pandemia nuk e ndalon dot edukimin. Ajo gjithashtu theksoi se të gjithë nxënësit që do të kthehen në shkolla duhet të respektojnë masat anti-Covid.

“Pas një rekomandimi pozitiv nga komiteti i ekspertëve, shkollat ​​e mesme do të rihapen më 1 shkurt. Studentët do të jenë në gjendje të kthehen në klasa. Pandemia nuk e ndalon edukimin. Sot kalojmë në hapin tjetër, hapjen e shkollave të mesme dhe liceut. Të gjithë mezi presin të kthehen, por duke respektuar masat, të mësojmë të sigurt”,tha ajo.

Në Greqi  28 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Në rastet e rastet e raportuara me virus, 248 janë në Atikë, 76 raste janë shënuar në qendër të Athinës dhe 64 e të prekurve janë regjistruar në Selanik. Ministria e Shëndetësisë në Greqi bëri me dije se janë regjistruar 585 raste të reja me koronavirus.
Shpërndaje
Share.

Komento