Skip to content
Bota

Rritja e rasteve me Covid-19, Gjermania propozon masa të reja kufizuese

· 1 min lexim

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi  në mbledhjen me anëtarët e partisë së saj CDU  se numrat e Covid-19 po stabilizohen, por shumë ngadalë.

Angela Merkel shprehu shqetësim për zhvillimet e pandemisë në Gjermani, në një takimi me ministrat dhe presidentët e landeve, të mbledhur për të vlerësuar efektet e gjysmë-bllokimit të lëshuar më 2 nëntor në territorin federal.

Kancelarja Angela Merkel do të njoftojë liderët rajonalë për të adoptuar këto masa të reja: mbajtja e maskave është e detyrueshme për të gjithë, nxënësit dhe mësuesit të të gjitha grupmoshave; numri i nxënësve në klasa do të zvogëlohet; anëtarët e një familjeje nuk mund të takohen në publik me më shumë se 2 anëtarë të një familjeje tjetër.

Ndërkohë kujtojmë se Gjermania vendosi që prej fillimit të nëntorit ka vendosur kufizime të reja që parashikojnë mbylljen për një muaj të një sërë biznesesh, mbylli baret, restorantet dhe qendrat e argëtimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.