Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rritja e çmimeve sjell rekord historik: Shqipëria eksporton 47% të mallrave

19:07 17/02/2022
Reading Time: 2 min lexim

Të dhënat e INSTAT tregojnë se për muajin janar Shqipëria eksportoi mallra në vlerën e 35 miliardë lekëve, në rritje me 47.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlera e eksporteve për janarin 2022 përfaqëson gjithashtu një rekord historik për këtë periudhë të vitit.

Kontributin kryesor në rritjen e eksporteve për muajin janar e ka dhënë grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji”, me pothuajse një të katërtën e shtesës së eksporteve krahasuar me një vit më parë. Në vlerë, eksportet e këtij grupi arritën në 9.4 miliardë lekë, me një rritje prej 162% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky fakt tregon se rritja e lartë e vlerës eksporteve për muajin janar mund të jetë e lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve energjetike dhe lëndëve të para, sidomos të naftës bruto. Rritje të lartë të eksporteve shënoi edhe grupi “Materiale ndërtimi dhe metale”, me 55% më shumë krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Edhe në këtë grup besohet se rritja e çmimeve ka dhënë një ndikim të konsiderueshëm. Rritje me ritme të larta shënoi edhe grupi i produkteve ushqimore, me 28% më shumë se një vit më parë. Grupi “Tekstile dhe këpucë” regjistroi rritje të eksporteve me 8.2%, por ngelet ende grupi me peshën kryesore në eksporte, me afërsisht 29% të totalit.

Tregjet kryesore të eksporteve edhe për janarin ishin vendet e Bashkimit Europian, me 76% të vlerës totale të tyre. Italia ngelet partneri kryesor në eksporte, me 47% të totalit të tyre. Eksportet drejt Italisë për janarin u rritën me 38%. Rritje edhe më të lartë shënuan eksportet drejt Gjermanisë, që u zgjeruan me 3.4 herë krahasuar me një vit më parë dhe përbënin më shumë se 10% të eksporteve totale për janarin.

Edhe importet shënuan një rritje të ndjeshme, me 21% më shumë krahasuar me një vit më parë dhe prekën vlerën totale të 55 miliardë lekëve. Ndikimin kryesor në rritjen e importeve e dhanë grupet “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Minerale, lëndë djegëse, energji” dhe “Ushqime, pije, duhan”. Grupet me peshën kryesore në improte për janarin “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”, me 19% të totalit, i ndjekur nga “Materiale ndërtimi e metale”, me 17%, Ushqime, pije, duhan, me 16.5% dhe “Minerale lëndë djegëse, energji” me 15%.

Edhe tek importet struktura e rritjes sipas grupmallrave dëshmon një ndikim të lartë të rritjes së çmimeve në vlerat e përgjithshme të këmbimeve tregtare.

Megjithatë, të paktën për janarin, rritja e eksporteve me ritme ndjeshëm më të larta se importet bëri që deficiti tregtar të ngushtohej. Sipas INSTAT, deficiti preku vlerën e 20 miliardë lekëve, në rënie me 7.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Deri tani, efekti i rritjes së çmimeve në tregje për bilancin tregtar të Shqipërisë kishte qenë negativ. Për vitin 2021, deficiti tregtar u zgjerua me gati 30%, me një tendencë rritëse sidomos në muajt e fundit të vitit./monitor

Të tjera

Helmohen 56 studentë të Akademisë së Policisë, AKU merr mostrat e ushqimit dhe ujit për analiza
Aktualitet

Helmohen 56 studentë të Akademisë së Policisë, AKU merr mostrat e ushqimit dhe ujit për analiza

56 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur në shërbimin infektiv me simptoma helmimi ushqimor, pas dyshimeve se kanë konsumuar...

10:56 07/05/2026
Në sekuestro nga SPAK për AKSHI-n, “AlbaScan” merr tenderin 1 mld lekë për portet
Aktualitet

Në sekuestro nga SPAK për AKSHI-n, “AlbaScan” merr tenderin 1 mld lekë për portet

Nga Elton Qyno Teksa kompania “AlbaScan”, prej 22 Prillit 2026 është vënë në sekuestro nga SPAK dhe njëri prej pronarëve...

23:25 06/05/2026
Para
Berisha për Bashën: Duhet të ishte në qeli, belgët po e hetojnë

Berisha për Bashën: Duhet të ishte në qeli, belgët po e hetojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Helmohen 56 studentë të Akademisë së Policisë, AKU merr mostrat e ushqimit dhe ujit për analiza

Helmohen 56 studentë të Akademisë së Policisë, AKU merr mostrat e ushqimit dhe ujit për analiza

10:56 07/05/2026
Në sekuestro nga SPAK për AKSHI-n, “AlbaScan” merr tenderin 1 mld lekë për portet

Në sekuestro nga SPAK për AKSHI-n, “AlbaScan” merr tenderin 1 mld lekë për portet

23:25 06/05/2026
Katër vendime brenda ditës, si i ‘dhuroi’ Balluku 120 milion € kompanisë Bankers

Katër vendime brenda ditës, si i ‘dhuroi’ Balluku 120 milion € kompanisë Bankers

23:08 06/05/2026
Noizy në GJKKO për dosjen e Laert Haxhiut, kërkohet dëshmia e Cllevios dhe babait të reperit

Noizy në GJKKO për dosjen e Laert Haxhiut, kërkohet dëshmia e Cllevios dhe babait të reperit

12:24 06/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.