Skip to content
Kosovë

Rritet numri i viktimave gjatë 24 orëve të fundit, situata e Covid-19 në Kosovë

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend për sa i përket infektimeve të reja, humbjeve të jetëve si dhe mbi procesin e vaksinimit.  Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tre humbje jete si pasojë e Covid-19.

Ndërkohë që për sa i përket rasteve të reja nga 940 testime,41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Theksojmë se në total numri i rasteve aktive  me Covid-19 është 642.   Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.191.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.008 doza të vaksinës.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

22 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 384 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.008 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.455 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 940 testime,41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.191.

Në total numri i rasteve aktive është 642.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!