Rritet numri i të shëruarve, 11 pacientë të tjerë pritet të lënë Infektivin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka shkuar në 165 numri i të shëruarve nga COVID-19 në vendin tonë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 11 pacientë të tjerë.

Ata pritet të lënë Infektivin dhe do të qëndrojnë për 14 ditë të karantinuar në shtëpi.

Numri i të prekurve në vendin tonë për momentin është 400, në mesin e të cilëve 22 viktima dhe 165 të shëruar.

Që nga fillimi i epidemisë janë kryer 2989 teste, nga të cilat janë zbuluar 400 raste pozitive.

Në spitalin Infektiv ndodhen 52 të shtruar, 5 prej të cilëve në terapi intensive.

Tek “Shefqet Ndroqi” ndërkohë, ndodhen gjashtë pacientë, 5 prej të cilëve në terapi intensive, 1 në pavion dhe 4 të intubuar.

Ekspertët janë shprehur se këtë javë do të ketë luhatje të kurbës së infeksionit dhe rastet do të bien, por kjo nuk do të thotë se duhet të ulim vigjilencën.

Kryeministri Edi Rama ndërkohë ka paralajmëruar lehtësim të masave brenda 15 prillit, duke nisur nga makinat private dhe njësitë tregtare.

Shpërndaje
Share.

Komento