Skip to content
Të Gjitha

Rritet numri i të prekurve nga COVID-19 në Krujë, 1 punonjës fasonerie dhe dy kontakte dalin pozitiv

· 1 min lexim

Fasoneritë në Krujë vijojnë të jenë problematike përsa i përket përhapjes së COVID-19.

Së fundmi në këtë qytet janë testuar 73 persona, 3 prej të cilëve kanë rezultuar të prekur.

Sipas “Dosja.al”, bëhet fjalë për një punonjëse fasonerie dhe kontakte të tyre.

Në total në Krujë numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 119.

Ndërkohë ditën e djeshme, kurba e COVID-19, pësoi një rritje të ndjeshme, pasi u regjistruan 17 raste të reja.

Në toral në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë, numërohen 820 të prekur.

Gjithashtu janë shëruar 70% e pacientëve, 31 të tjerë kanë humbur betejën me virusin, ndërsa pacientë aktivë janë 219.