Skip to content
Rajoni

Rriten sërish shifrat në Kosovë, shënohen 301 raste të reja me COVID-19

· 1 min lexim

Rastet me Coronavirus në Kosovë janë rritur sërish ditën e sotme.  Në 24 orët e fundit janë testuar gjithsej 2325 persona she 301 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Personat që kanë humbur jetën janë tetë, ka njoftuar IKSHPK.

 

Shpërndarja e tyre është si më posht

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Gjakovë 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Obiliq njw  rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (61 vjeç), Skenderaj 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri njw  rast (54 vjeç).

Që prej fillimit të pandemisë në mars, kur në Kosovë u konfirmuan rastet e para me virusin vdekjeprures, shifrat e infektimeve në Kosovë kanë qenë 58.988 raste pozitive  nga 225.830 persona që janë testuar ne total për virusin SARS-CoV-2. Rastet e vdekjes janë  dhe 1.479 ne total. Numri i pacientëve që janë shëruar gjatë 24 orët të fundit është 181. Nga fillimi i pandemisë janë shëruar në total  51 518 pesona. Aktualisht numri i rasteve aktive në Republikën e  Kosovës është 5991.

Ditën e sotme shifrat kanë ardhur sërish në rritje teksa Kosova ende nuk ka marrë dozat e para të vaksinës për COVID-19. Ashtu si vendet e tjera të Ballkanit Kosova është ende në pritje të dozave që do të dërgojë Bashkimi Europian apo vendet e tjera që e kanë marrë vaksinën.