Pesë persona të tjerë janë kofirmuar si të infektuar me Covid-19 në Elbasan. Mësohet se pesë rastet e reja me koronavirus janë staf mjekësor, një mjek pediatër dhe një infermier.
Ata ishin personel mjekësor në pavionin e gjinekologjisë që dy ditë më parë u mbyll, pasi katër infermiere rezultuan të infektuara me Covid-19.
Pas mbylljes, pacientët dhe personeli i këtij pavioni u transferuar në një tjetër ambient të qendrës spitalore, por sot pesë të tjerë kanë rezultuar të infektuar.
Ndërkohë këtë të mërkurë dy persona kanë humbur jetën dhe janë konfirmuar pozitivë 68 raste pozitive, duke e çuar në 1, 232 numrin e përgjithshëm të personave aktivë me koronavirus në vend.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, nga 5 raste në Vlorë, Berat, nga 3 raste në Elbasan, Lezhë, Kavajë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Korçë dhe nga 1 rast në Divjakë dhe Lushnje.