Kosova ka raportuar 92 raste të reja infektimesh me kosonavirus në 24 orët e fundit. Një rritje e ndjeshme në krahasim me ditën e djeshme, kur u raportuan 70 raste. Asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga virusi, ndërsa janë shëruar 16 të tjerë. Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë në total 428.818 doza të vaksinës. Në total numri i rasteve aktive është 442.
Instituti i Shëndetit publik bën thirrje për respektimin e distancës dhe mbajtjen e maskës.
Njoftimi i plotë:
31 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 428.818 doza të vaksinës.
Deri më sot 146.215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 3.788 testime, 92 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.657.
Në total numri i rasteve aktive është 442.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!