Pas Tiranës edhe studentët në fakultetet e rretheve janë ngritur në protestë.
Një grup studentësh të Universitetit të Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’ janë organizuar për vazhdimin e protestës.
Po ashtu në protestë janë ngritur edhe studentë të Universitetit ‘Fan Noli’ në Korçë. Pavarësisht temperaturave të ulëta, studentët shprehen të vendosur për vijimin e kauzës së tyre deri në plotësimin e kërkesave.
“Nuk do t’ju kthehemi auditorëve, kërkesat janë plotësuar pjesërisht. La përpjekje për të përçare protestën dhe për të blerë studentët, por shumica e studenteve janë në mbështetje të kërkesave të artikuluara nga të gjitha universitetet.”-pohuan studentët.