Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet

20:51 21/02/2026
Reading Time: 2 min lexim
Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet

Rreth 90 mijë pensionistë nuk përfituan bonusin mujor gjatë janarit, sipas të dhënave zyrtare. Ministria e Ekonomisë njofton se skema do të rishikohet në kuadër të reformës së sigurimeve shoqërore, por tavani prej 40 mijë lekësh nuk do të ndryshojë.

Gati 12 përqind e 763 mijë pensionistëve në vend mbetën jashtë skemës së bonusit mujor. Mbi 36 mijë qytetarë me pension mbi 40 mijë lekë nuk përfituan, ndërsa 54 mijë të tjerë u penalizuan për shkak të mënyrës se si është ndërtuar skema.

Bonusin prej 1800 lekësh në muaj e marrin vetëm ata që kanë dalë në pension urban me vite të plota pune dhe që nuk marrin më shumë se 40 mijë lekë në muaj. Ndërsa 800 lekë përfitojnë ata që kanë pension urban të pjesshëm, me kusht që të mos kalojnë vlerën 22 mijë lekë në muaj. Për pensionet rurale, përfitimi prej 1 mijë lekësh jepet vetëm nëse pensioni nuk e kalon shumën 18 mijë lekë.

Megjithatë, tavanet e vendosura në disa raste kufizojnë përfitimin e plotë. Një pensionist me pension rural 17 mijë e 500 lekë nuk merr 1 mijë lekë bonus, por vetëm 500 lekë, pasi përfitimi nuk mund të çojë shumën totale mbi kufirin prej 18 mijë lekësh të përcaktuar nga qeveria.

Sipas shifrave zyrtare të siguruara nga Report TV, nga 762,740 pensionistë që ka Shqipëria, bonusin mujor në janar e kanë përfituar 672,982 persona. Vetëm 33 përqind e përfituesve kanë marrë 1800 lekë, ndërsa pjesa më e madhe ka përfituar shuma më të ulëta.

Nëse skema mbetet e pandryshuar, numri i pensionistëve që nuk përfitojnë pritet të rritet në vitin 2027, pasi vlera mujore e bonusit parashikohet të dyfishohet.

Në një reagim zyrtar për Report TV, Ministria e Ekonomisë thekson se skema do të rishikohet, por jo tavani prej 40 mijë lekësh. “Në lidhje me vitin 2027, po, këto tavane do të jenë objekt rishikimi në kuadër të analizës së vazhdueshme të politikave sociale dhe reformës së sigurimeve shoqërore. Skema e kompensimit do vijojë të aplikohet për pensionet deri në 40,000 lekë në muaj, ndërsa fashat konkrete të përfitimit dhe masa e kompensimit mund të rishikohen, në varësi të: ecurisë së inflacionit, qëndrueshmërisë financiare të skemës dhe rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, qeveria ka vendosur të japë edhe shpërblimin e fundvitit, i cili është përfshirë në listën e akteve që pritet të miratohen brenda vjeshtës së këtij viti.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para
“Shqipëria mbetet peng nga oligarkët”/ Protesta në Rrjoll vazhdon me dhunë fizike ndaj banorëve, heshtje nga Rama e Berisha për Ulajn

“Shqipëria mbetet peng nga oligarkët”/ Protesta në Rrjoll vazhdon me dhunë fizike ndaj banorëve, heshtje nga Rama e Berisha për Ulajn

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English