Skip to content
Aktualitet

Rrëshkiti në akull/ 10 vjeçari nga Bulqiza transportohet me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës, ku një fëmijë vetëm 10-vjeç është plagosur rëndë  pasi ka rrëshkitur në akull duke luajtur në shkollë.  Ngjarja ka ndodhur ën Fushë-Bulqizë, ndërsa i mituri është transportuar me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia njofton se fëmija me iniciale F.B. ka qenë duke luajtur në oborrin e shkollës teksa ka rrëshkitur deh është plagosur duke pësuar fraktura të rënda në kokë. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë dhe për mjekim dhe më pas është transportuar me urgjencë me helikopter për në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Bulqizë, po luante tek shkolla, rrëshket në akull, niset me helikopter për Tiranë

Një fëmijë 10 vjeçar nga Fushë-Bulqiza u dërgua me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se fëmija me inicialet F.B ka qenë duke luajtur në oborrin e shkollës kur ka rrëshkitur në akull dhe ka pësuar frakturë të rëndë në kokë.

Ai është dërguar fillimisht me urgjencë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.