Skip to content
Të Gjitha

Rrahu vajzën në mes të shkollës, arrestohet 35-vjeçarja në Gjirokastër

· 1 min lexim

Një grua është arrestuar nga policia, për dhunë ndaj vajzës së saj të mitur.

Ngjarja është regjistruar në ambjentet e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”.

Rudina Murataj, 35-vjeçe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës 7-vjeçare me iniciale A.K.

E gjithë skena është regjistruar në sy të mësueseve.

Mësohet se 35-vjeçarja është e divorcuar nga bashkëshorti.

Gjithashtu ajo ka edhe një vajzë tjetër 10-vjeçare.