Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rivlerësimi i pronave të patundshme shtyhet deri në 31 dhjetor, shkak pandemia e koronavirusit

17:51 01/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Shqiptarët që duan të shmangin tatimin mbi fitimet kapitale për pronat e tyre në rast se i shesin në të ardhmen do të kenë mundësi të aplikojnë për tarifën e reduktuar në masën 3% deri më 31 dhjetor të këtij viti falë një shtyrjeje të afatit të propozuar nga qeveria. Këshilli i Ministrave dorëzoi së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë një kërkesë për ndryshime në ligjin 90/2019 “Për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtëshme” në të cilin kërkohet që afati i zbatimit të këtij ligji të jetë fundi i këtij viti dhe jo 30 shtatori, siç ishte më parë.

Në relacionin shoqërues qeveria thotë se deri më tani ka marrë kërkesa për rivlerësim të 19 mijë pronave, shumica dërrmuese e të cilave janë dorëzuar para fillimit të pandemisë në mes të majit mars.

“…situata e krijuar nga COVID-19 ka sjellë një rënie të dukshme të numrit të aplikime për rivlerësim,” shkruhet në relacion ku argumentohet kërkesa për shtyrje.

Shqiptarët paguajnë që nga viti 2009 tatim mbi fitimin ose mbi të ardhurat personale në masën 15% të diferencës mes çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes së një prone të paluajtshme. Ky lloj tatimi u vendos në Shqipëri si pjesë e paketës së taksës së sheshtë dhe shkaktoi telashe të shumta për shqiptarët për shkak se shumica e pronave në vend nuk kanë një histori shitblerjeje dhe rrjedhimisht, në shumë raste, tatimi 15% mbi fitimin kthehet në tatim mbi të gjithë vlerën e shitjes.

Pasi u zbatua për herë të parë në vitin 2009, ky tatim në praktikë bllokoi shit-blerjen e pronave të patundshme për shumë muaj. Duke reflektuar mbi problemin, qeveria e atëhershme vendosi të bëjë një proces rivlerësimi në vitin 2011 në të cilin, shqiptarët aplikonin për të caktuar një çmim tregu për pronat e tyre duke paguar një tatim të barabartë me 1% të vlerës së pronës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, rreth 24 mijë shqiptarë aplikuan për rivlerësimin e pronave me vlerë totale prej 930 milionë eurosh në vitin 2011 pasuar nga 46 mijë aplikime në vitin 2012 dhe 25 mijë në vitin 2013.

Qeveria aktuale ndërmori një fushatë tjetër në vitin 2016 për një valë tjetër rivlerësimesh si dhe një fushatë të katërt që po zbatohet aktualisht.

BIRN

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Presidenti Meta letër Presidentes së Konfederatës Zvicerane: Mirënjohës që vendi juaj ka mbështetur vazhdimisht Shqipërinë

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English