Rimëkëmbja pas tërmetit, Rama anulon shpërblimet dhe veprimtaritë kulturore për vitin e ri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama kërkoi ndryshimin e fondit të veçantë, nisur nga situata e krijuar pas tërmetit.

Shefi i qeverisë tha se nuk do të ketë veprimtari sociale e kulturore, apo shpërblime punonjësish.

Gjithashtu Rama falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në dhurimin, për të prekurit nga tërmeti.

Shefi i qeverisë u ndal edhe te lajmi për detyrimin e punonjësve, për të dhënë një pjesë të rrogës për kapërcimin e situatës së krijuar, duke thënë se është shpifja e radhës.

Sipas tij, asgjë nuk ka qenë detyruese, por në kuadrin e kontribut vullnetar.

Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se të gjithë institucionet, duhet të ndajnë një pjesë të kohës me të prekurit nga tërmeti, si dhe t’u çojnë dhurata fëmijëve.

“Edhe diçka që lidhet me vendimin që do kalojmë një ndryshim në vendimin nr. 929 për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë të ndryshuar. Është një vendim që ndalon rreptësisht përdorimin e fondit të veçantë për vitin buxhetor për veprimtari social kulturore dhe shpërblime punonjësish në institucione për Vitin e Ri, ato që bëhen zakonisht. Me këtë rast dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhurim, kryetarë bashkish, drejtues institucionesh, punonjës. Refuzoj shpifjen tjetër që ne kemi detyruar gjithë punonjësit të japin lekë nga rroga se s’kemi lekë. Kjo është pavërtetë. Asgjë nuk është bërë në mënyrë detyruese. Të gjithë janë ftuar të japin kontribut vullnetar. Ne vetë i dedikuam rrogën e nëntorit. Askush nuk duhet të dedikojë fond nga institucione buxhetore apo jo buxhetore, nga institucione publike të krijuar me ligj të posaçëm, nga institucione të qeverisjes vendore, njësi të fondeve speciale ndërmarrje e shoqëri tregtare me kapital mbi 50% shtetëror në varësi të institucioneve qendrore e vendore për Vitin e Ri, për darka e për valle, përkundrazi duhet të organizoheni të gjithë që gjitha institucionet të ndajnë një pjesë të kohës, të festave me njerëzit që janë atje, të shkojnë, t’i vizitojnë, të çojnë dhurata për Vitin e Ri për fëmijët”, deklaroi Rama.

Shpërndaje
Share.

Komento