Porto Romano do të kthehet në park, plehrat e Durrësit drejt landfillit të Tiranës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tërmeti i 26 nëntorit në Durrës la pas një sasi të madhe inertesh.

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë ditës së sotme, se mbetjet e Durresit do të shkojnë në landfillin e Tiranës.

Sipas Ramës, Porto Romano do të mbyllet dhe i gjithë procesi do të spostohet në Tiranë.

Shefi i qeverisë kërkoi që brenda dhjetorit Porto Romano të pastrohet dhe të kthehet në park.

“Sa më shpejt të jetë e mundur brenda dhjetorit plotësisht duhet të jetë e mbyllur dhe të mos shkojnë më plehra në Porto Romano, pasi duhet të pastrohet dhe plehrat duhet të evakuohen, ndërkohë që me inertet e mbledhura duhet bëre seleksionimi dhe puna bazë për transformimin e Porto Romanos në park”, tha Rama.

Shpërndaje
Share.

Komento