Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rikthehet dimri, moti i keq ka shkaktuar problematika në këto qytete të vendit

08:15 23/03/2021
Reading Time: 1 min lexim

Prej dy ditësh vendi është përfshirë nga reshjet e dëborës dhe ngrica.  Kryesisht në pjesën veriore të vendit rrugët kalohen vetëm me zinxhirë.

Në qarkun e Elbasanit situata paraqitet problematike nga reshjet e dëborës.  Situata paraqitet më e rëndë në Qafë Thanë ku trashësia e dëborës ka kaluar 50 cm.

Aktualisht aksi nacional është i kalueshëm pa përdorimin e zinxhirëve, por shtabet e emergjencave këshillojnë drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, pasi ulja e temperaturave gjatë natës mund të sjellë ngrica dhe për pasojë probleme në qarkullimin e mjeteve.

Në Bulqizë Reshjet e dëborës, trashësia e cila shkon nga 30 deri në 80 centimetra në zona të thella malore dhe ulja e temperaturave deri në -5 grade, kanë shkaktuar mjaft probleme për banorët.

Ndërkohë si pasojë e reshjeve shumë linja të tensionit të lartë dhe atë të ulët kanë lënë pa energji njësitë administrative dhe një pjesë të qytetit.

Për shumë fermerë të cilët kishin nisur plugimin e tokave dhe mbjelljen e farave të ndryshme reshjet kanë prishur gjithçka por jo vetëm, dëmtime ka pasur edhe në frutikulturë.

Edhe qarku i Lezhës është përfshirë nga reshje bore ku më me intensitet të lartë kanë qenë në zonën e Mirditës.

Në rrugën e Kombit, kanë qenë me dhjetëra borëpastruese të cilat për të moslejuar bllokimin e rrugës së Kombit kanë qene gjatë gjithë kohës në terren duke larguar borën nga rruga por dhe duke hedhur kripë për të lejuar qarkullimin e mjeteve lirisht.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: moti i keq ka shkaktuar problematika në këto qytete të venditRikthehet dimri

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para

Një muaj larg zgjedhjeve, këto janë katër modelet e fletëve të votimit (Foto)

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English