Skip to content
Bota

Rikthehen zjarret në Australi, 20 shtëpi të shkatërruara, rrezikohen jetë njerëzish

· 1 min lexim

Një zjarr masiv i cili ka dalë jashtë kontrollit në një të pestën e territorit të kryeqytetit Australian, ka shkatërruar 20 shtëpi dhe po kërcënon shumë jetë njerëzish.

Zjarri i frikshëm ka djegur më shumë se 52,000 hektarë deri më tani dhe tymi i madh po e bën të vështirë për aeroplanët që të fluturojnë nëpër zona të caktuara.

Autoritetet paralajmëruan banorët e zonës se është tepër vonë për t’u larguar dhe se duhet të përpiqen të kërkojnë strehim.

Për këtë arsye zyrtarët u detyruan që të ndalonin kalimin në një autostradë të rëndësishme, për shkak të rrezikut nga flakët.

Temperaturat në kryeqytetin e vendit arritën 49C.