Rezoluta në KE, Basha takim me kreun e Parlamentit të Ukrainës

Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk. Ky takim ndodhi në një kohë kyçe, të caktuar për fillimin e diskutimeve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës mbi një rezolutë që synon rindërtimin e Ukrainës. Gjatë takimit, Basha tha: “Kënaqësi të diskutojmë situatën në Ukrainë dhe nevojën për të shtuar përpjekjet për ndihmë.”
Basha theksoi rëndësinë e fitores së Ukrainës për forcimin e demokracisë dhe rritjen e sigurisë europiane, duke shprehur: “Fitorja e Ukrainës jo vetëm që do të fuqizojë kauzën e demokracisë, por gjithashtu do të rrisë sigurinë evropiane.” Ai gjithashtu ndau një moment mirënjohjeje për përkrahjen që Ukraina i ka dhënë propozimit të tij: “Me shprehu mirënjohjen e vendit të tij për rezolutën e paraqitur prej meje.”
Basha shprehu gëzimin për mundësinë që Shqipëria të kontribuojë ndaj paqes globale, duke thënë: “Jam i lumtur që m’u dha mundësia që edhe Shqipëria të japë një kontribut të rëndësishëm për krijimin e mekanizmit përmes të cilit çdo agresor i mundshëm në të ardhmen, të mbahet përgjegjës financiarisht për krimet dhe dëmet e shkaktuara.” Ai shtoi se shpreson që “ky kontribut edhe në emër të Shqipërisë të vendosë standardet për të sotmen dhe të ardhmen, duke i shërbyer paqes dhe sigurisë në botë.”
Lexo më tej
Vrasje me armë zjarri pranë “Vasil Shantos” në Tiranë, zbulohet identiteti i 46-vjeçarit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili është…
Absurdi me Ballukun: Rrezikon deri në 35 vite burg për 9 tendera, korrupsion e pastrim parash, por SPAK zvarrit hetimet për herë të tretë!
Nëntë raste manipulimi tenderash, dy akuza korrupsioni, dy raste fshehjeje pasurie dhe pastrim parash në bashkëpunim. Belinda Balluku…
Më në fund reagojnë pedagogët! 735 firmëtarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës pas kërcënimeve për vendet e punës
Më në fund, edhe zëri i akademikëve dhe pedagogëve shqiptarë është dëgjuar. Me vonesë, pas muajsh protestash dhe…
Zhgënjimi ynë më i madh nuk është më vetëm Rama, është edhe Europa që hesht!
Në vitin 2026, shqiptarët po përballen me një zhgënjim që shkon përtej qeverisë së tyre. Një zhgënjim ndaj…