Rezoluta në KE, Basha takim me kreun e Parlamentit të Ukrainës

Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk. Ky takim ndodhi në një kohë kyçe, të caktuar për fillimin e diskutimeve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës mbi një rezolutë që synon rindërtimin e Ukrainës. Gjatë takimit, Basha tha: “Kënaqësi të diskutojmë situatën në Ukrainë dhe nevojën për të shtuar përpjekjet për ndihmë.”
Basha theksoi rëndësinë e fitores së Ukrainës për forcimin e demokracisë dhe rritjen e sigurisë europiane, duke shprehur: “Fitorja e Ukrainës jo vetëm që do të fuqizojë kauzën e demokracisë, por gjithashtu do të rrisë sigurinë evropiane.” Ai gjithashtu ndau një moment mirënjohjeje për përkrahjen që Ukraina i ka dhënë propozimit të tij: “Me shprehu mirënjohjen e vendit të tij për rezolutën e paraqitur prej meje.”
Basha shprehu gëzimin për mundësinë që Shqipëria të kontribuojë ndaj paqes globale, duke thënë: “Jam i lumtur që m’u dha mundësia që edhe Shqipëria të japë një kontribut të rëndësishëm për krijimin e mekanizmit përmes të cilit çdo agresor i mundshëm në të ardhmen, të mbahet përgjegjës financiarisht për krimet dhe dëmet e shkaktuara.” Ai shtoi se shpreson që “ky kontribut edhe në emër të Shqipërisë të vendosë standardet për të sotmen dhe të ardhmen, duke i shërbyer paqes dhe sigurisë në botë.”
Read next
Studentët kanë gjithmonë të drejtë! Nuk dhunojnë njeri, mos bëjë ndokush krimin kombëtar t’i dhunojë!
Nga Artan Fuga Unë jam i sigurt se studentët e mi nuk janë të dhunshëm! Nuk kanë prirje…
Pedagogët bashkohen me studentët në protestë, Sindikata shpall bojkot pa afat në të gjitha universitetet publike
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka shpallur bojkot pa afat të mësimdhënies në të gjitha…
Vrasje me armë zjarri pranë “Vasil Shantos” në Tiranë, zbulohet identiteti i 46-vjeçarit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili është…
Absurdi me Ballukun: Rrezikon deri në 35 vite burg për 9 tendera, korrupsion e pastrim parash, por SPAK zvarrit hetimet për herë të tretë!
Nëntë raste manipulimi tenderash, dy akuza korrupsioni, dy raste fshehjeje pasurie dhe pastrim parash në bashkëpunim. Belinda Balluku…