Skip to content
Të Gjitha

“Reuters” publikon foton e javës: Kryeson Rama me bojë

· 1 min lexim

Fotoja e kryeministrit Edi Rama, i bërë i gjithi me bojë, është zgjedhur si foto e javës nga prestigjiozja  “Reuters”.

Në këtë kolazh fotosh të “Reuters” janë në total 25 foto, por ajo e kryeministrit shqiptar renditet e para.

Kujtojmë se të enjten, gjatë seancës plenare, deputeti demokrat Edi Paloka hodhi me anë të një shiringë bojë në drejtim të kryeministri Edi Rama.

Sado që u përpoq të mbrohej, Rama nuk i shpëtoi dot spërkatjes. Sipas Palokës, kjo ishte një kundërpërgjigje e tij ndaj ofendimeve të kryeministrit Rama.