Reshje të dendura shiu në fundjavë, jepet paralajmërimi për përmbytje

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe në Kosovë fundjava pritet të sjellë përsëri një intensitet të lartë reshjesh. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se si rezultat i reshjeve të shiut që do mbizotërojnë në Kosovë përgjatë së shtunës, mund të ketë rrezik për vërshime të shpejta.

IHMK një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, teksa ka përmendur edhe zonat të cilat rrezikohen.

Reshjet të cilat pritet të fillojnë nga datë 23/01/2021, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës (Brezin malorë të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatarë deri të lartë, duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë kujtojmë se edhe para pak javësh vërshimet nga reshjet e dendura të shiut, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në zona të ndryshme të Kosovës. Pas daljes së lumenjve nga shtretërit e tyre, shumë toka bujqësore, banesa dhe rrugë u përmbytën nga reshjet e shumta të shiut. Madje prej vërshimit të shiut disa rrugë pësuan çarje të mëdha në rrugë duke i bërë ato të pakalueshme deri në riparimin e tyre.

Shpërndaje
Share.

Komento