Skip to content
Të Gjitha

Reshat Arbana është sëmurë, aktori i madh me urgjencë në spital

· 1 min lexim

Aktori i madh dhe shumë i dashur për publikun Reshat Arbana, është sëmurë.

Ai është shtruar ditën e djeshme me urgjencë në pavionin e Kardiologjisë në QSUT.

Kjo për shkak të një sëmundje ishemike të zemrës e quajtur “Angina Pectoris”, raporton “newsbomb.al”.

Nuk dihen ende detaje të tjera, ndërsa mbetet shpresa në rikuperimin sa më shpejt të aktorit.