Skip to content
Aktualitet

Replika në Parlament, Ruçi përjashton nga Kuvendi Alimadhin: Punët me komunistët janë ndarë në ’44-ën. Ulu fatkeq! (VIDEO)

· 2 min lexim

Deputeti Adriatik Alimadhi është përjashtuar nga Kuvendi për seancën e sotme plenare, pasi nuk ka zbatuar rregulloren dhe ka bllokuar foltoren e Kuvendit.

Pasi mori fjalën vetëm për procedurë, Alimadhi vazhdoi fjalimin për akuza ideologjike, duke lënë anash arsyen se për çfarë doli të fliste.

Si pasojë  kryeparlamentari Ruçi i ka tërhequr disa herë vëmendjen dhe pas akuzave të ndërsjellta, i ka ndërprerë fjalën dhe ka shtyrë seancën për në orën 12.45.

Pjesë nga replikat:

Ruçi: Kjo nuk është për procedurë, ulu në vend.

Alimadhi : Nuk mund të ma mohosh të drejtën e fjalës,

Ruçi: Nuk po flet për procedurën, lexo nenin për procedurën.

“Ky vend, ky podium, për 30 vjet ka pasur deputetë që kanë folur fjalime nga më të ndryshmet. E filloj nga kryeministri…. (I ndërpritet fjala sepse nuk është për procedurë, kumton kryeparlamentari  Ruçi)”, tha Alimadhi, duke mos pranuar të largohej nga foltorja. Ai e ka quajtur komunist Ruçin, ndërsa ky i fundit tha se “ato punë janë ndarë që në 44-ën.”

“Ulu ulu se s’është për procedurë. Edhe njëherë po të tërheq vëmendjen se ke bllokuar foltoren. Jam i lumtur me identitetin tim po t’i duhet të jesh fatkeq për identitetin tënd. Po ulu. Ulu fatkeq ulu. Meqë e mbron identitetin, ti je fatkeq për identietin tënd.

Je i përjashtuar, 2 minuta pushim sa shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin jashtë deputetit, nëqoftëse nuk del  do t’i kërkoj Sekretariatit 10 ditë përjashtim sipas rregullores, qartë?”, ka thënë gjatë seancës kryeparlamentari Ruçi.