Reja bind Dukën, ja kur pritet të ndodhë rinovimi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tekniku italian Edi Reja, mori drejtimin e Kombëtares Shqiptare, në një moment kur gjithçka ishte e zymtë.

Me Panuccin gjërat nuk po ecnin siç duhej dhe kishte probleme të shumta si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

Mirëpo Reja arriti që të kthente entuziazmin tek tifozët kuq e zinj, me lojën e bukur të zhvilluar nga Kombëtarja.

Fitorja bindëse 0-4 në fushën e Moldavisë, duket se ka bindur presidentin e FSHF, Armando Duka, që të rinovojë kontratën me italianin.

Sipas ‘Balkanweb’, firmosja e kontratës së re do të ndodhë shumë shpejt.

Duka dhe Reja pritet të takohen përpara ndeshjeve të nëntorit, që do të jenë edhe mbyllëset për eliminatoret e Euro 2020.

Kohëzgjatja është e përcaktuar deri në fund të eliminatoreve të Botërorit të vitit 2022, ndërsa mbeten edhe disa detaje për t’u sheshuar.

Kombëtarja Shqiptare është në një proces rinovimi dhe dora e Rejës duket që në ndeshjet e para.

Shpërndaje
Share.

Komento