Skip to content
Aktualitet

Regjistrohet sot koalicioni opozitar, si do të ndahet “pushteti” mes PD dhe LSI

· 2 min lexim

PD-ja  dhe LSI-ja kanë parë si mënyrë të maksimalizmit të mirë të votës së qytetarëve daljen me dy lista  në këto zgjedhje. Por burime nga opozita bëjnë me dije se mes PD-së që udhëheq dhe koalicionin “Shqipëria Fiton” dhe LSI-së do të ketë paraprakisht një marrëveshje bashkëqeverisje.

Gjatë pasdites së djeshme kryetari i PS-së, Lulzim basha dhe kryetraja e LSi-së, Monika Kryemadhi kanë detajuar disa aspekte të marrëveshjes dhe mënyrës së organizimit  për fushatën dhe zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë se sot (24 shkurt), është afati i fundit i rregjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e rradhës. Deri më tani ka një ngerç mes partisë Republikane të Fatmir Mediut dhe Partisë Demokratike. Kreu i PR ka diskutuar me  përfaqësues të Këshillit Politik propozimet që kjo forcë i ka drejtuar PD-së.

Sipas Mediut, ajo që i ka kërkuar Lulzim Bashës është që të mos neglizhohen logot e partive. Ai shprehet  se koalicioni opozitar nuk është thjesht një përfshirje e partive politike te PD, por një koalicion ku qendra  është Partia Demorkatike.

Ndërsa Partia Socialiste ka deklaruar se në këto zgjedhe do të dalë e vetme, Partia Demokratike regjistron sot koalicionin e saj “Shqipëria Fiton”.

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Demokristianët do të jenë pjesë e listës së Partisë Demokratike.