“Reforma zgjedhore do votohet në Parlament”, Rama pas mbledhjes së Kryesisë: Ditët në vijim do flas me Macronin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e sotme kryesinë e Partisë Socialiste.

Shefi i qeverisë  iu përgjigj interesit të gazetarëve, ku deklaroi se reforma zgjedhore do të votohet në parlament, me të gjithë që duan të marrin në proces.

Gjithashtu ai ftoi sërish opozitën që është jashtë parlamentit, që të bëhet pjesë e diskutimeve.

“Reformën do ta bëjmë me të gjithë ata që duan të marrin pjesë në proces dhe do ta votojmë sikundër përcaktohet edhe në pikën përkatëse të parlamentit gjerman në parlament. Dhe në parlament në dijeninë time ka një opozitë e cila është e përfshirë në komisionin e reformës zgjedhore, ku ka edhe një karrige bosh për miqtë tanë të opozitës jashtë parlamentare dhe është në të drejtën e tyre të ulen apo të mos ulen në atë karrige, por ne nuk do presim dhe brenda këtij viti do të miratojmë reformën zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Ne do vijojmë procesin dhe me ata që do të binden do votojmë reformën zgjedhore.” u shpreh Rama.

Një tjetër çështje që u diskutua gjatë mbledhjes, ishte edhe dështimi i negociatave me BE-në.

Rama bëri me dije se ditët në vijim do të takohet me presidentin francez, Emanuel Macron dhe liderë të tjerë të BE, për të kuptuar vijueshmërinë e procesit.

“Kemi diskutuar edhe për pjesën tjetër, temën e ditës, lidhur me mos hapjen e negociatave, mos marrjen e vendimit të merituar për Shqipërinë dhe natyrisht që kemi rëndë dakord që kjo nuk ndryshon asgjë në trajektoren strategjike të vendit, të PS dhe strategjisë sonë. Ditët në vijim kam një sërë komunikimesh me Presidentin e Francës dhe një sërë drejtuesish tjerë të vendeve anëtare për të kuptuar ecurinë e mëtejshme të procesit”, tha Rama.

Shpërndaje
Share.

Komento