U gjet i pajetë në rrugë, vritet me armë zjarri një person në Shkodër

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar ditën e sotme në malësinë e Shoshit në Shkodër.

Policia e shtetit është njoftuar minuta më parë.

Sipas ‘Balkanweb’, viktima është Lazër Arra, 55 vjeç.

Ky i fundit është gjetur i pajetë në rrugë nga banorët e zonës.

Vendi ku ka ndodhur vrasja është një zonë e thellë dhe për këtë arsye ka pak informacione.

Policia është nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

Rrethanat e vrasjes ndërkohë janë ende të pazbardhura.

Shpërndaje
Share.

Komento