Reagon Trump mbi zjarrin në Paris: E tmerrshme, duhet vepruar shpejt

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pjesa më e madhe e mediave botërore kanë ndërprerë rrjedhën normale të programacionit, ndërsa kanë transmetuar drejtpërdrejtë zjarrin që përfshiu sot pasdite katedralen e Notre-Dame në Paris.

Kanë mjaftuar disa minuta, që flakët të hedhin në tokë majën e kishës më të vizituar në kontinentin e Europës. Katedralja ‘Notre-Dame’ është  një objekt kulti i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore jo vetëm e Francës, por e mbarë botës.

Për këtë ka reaguar edhe Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump,  i cili thekson se pamje të tilla janë të dhimbshme.  Presidenti i SHBA-së,  gjithashtu  bën apel që të ndërhyhet sa më shpejt.

“E tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Ndoshta hedhja e ujit nga sipër mund të përdoret mbi të. Duhet vepruar shpejt” – shkruan Trump.

Shpërndaje
Share.

Komento