Zjarri në Paris/Emmanuel Macron: I trishtuar, teksa shoh të digjet kjo pjesë e jona

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris, e ndërkohë që zjarrfikës të shumtë po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarrfikësit thonë që flakët kanë shpërthyer në zonën e çatisë së katedrales.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë tymin e madh që del nga çatia e katedrales.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe presidenti francez Emmanuel Macron.

“Notre-Dame e Parisit është përfshirë nga flakët. Emocioni i një kombi të tërë, mendimi i të gjithë katolikëve dhe francezëve. Si të gjithë bashkëkombasit e mi, jam i trishtuar këtë mbrëmje teksa shoh të digjet këtë pjesë tonën,” – shkruan në Twitter Macron.

Shpërndaje
Share.

Komento