Skip to content
Të Gjitha

Reagon Basha pas deklaratës së Ramës për liderët e Kosovës: “Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës”

· 2 min lexim

Lideri i opozitës jashtëparlamentare ka reaguar pas deklaratës së Ramës për politikanët e Kosovës.

Basha ka dënuar sjelljen e Ramës dhe thekson se Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë dhe institucionet e saj.

Më tej ai shkruan se koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt.

Postimi i plotë

“Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama! Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!”

Më herët kryeministri i vendit etiketoi Ramush Haradinajn si gënjeshtar, pasi ky i fundit e akuzoi se po përdorte Mini-Shengenin për të hequr taksën e Serbisë ndaj Kosovës.