Skip to content
Kryesore

Raundi i parë i kualifikueseve të “Euro 2025”

· 1 min lexim

Federata Shqiptare e Futbollit do të mirëpresë këtë muaj një tjetër turne të rëndësishëm europian.

Pas organizimit të ndeshjeve të raundeve të para kualifikueseve të Europianit 2025 për moshat U-17 djem e vajza.FSHF do të organizojë edhe sfidat e raundit të parë të “Euro 2025” për moshën U-19 për djem.

Ndeshjet do të luhen në datat 13, 16 dhe 19 nëntor në aksin Elbasan – Tiranë – Durrës.

Raundi i parë i kualifikueseve të Europianit 2025 për moshën U-19

Irlandë e Veriut – Danimarkë, 13 nëntor, ora 12:00, “Niko Dovana”

Izrael – Shqipëri, 13 nëntor, ora 14:00, “Elbasan Arena”

Izrael – Irlandë e Veriut, 16 nëntor, ora 12:00, “Niko Dovana”

Danimarkë – Shqipëri, 16 nëntor, ora 14:00, “Elbasan Arena”

Shqipëri – Irlandë e Veriut, 19 nëntor, ora 15:00, “Elbasan Arena”

Danimarkë – Izrael, 19 nëntor, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”.