Skip to content
Të Gjitha

Raste të reja me COVID-19 te Juventusi, drejtuesit vendosin për aktivitetin sportiv

· 1 min lexim

Koronavirusi po vijon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën duke infektuar të gjitha moshat dhe njerëzit nga fusha të ndryshme të jetës.

Këtij infektimi me COVID-19 nuk mund t’i shpëtojnë as futbollistët dhe kësaj here disa raste pozitive me COVID-19 te lojtarët e moshave te Juventusi e kanë detyruar klubin që të të pezullojë aktivitetin në sektorin e të rinjve.

Klubi bardhezi e ka njoftuar vetë diçka të tillë dhe thekson se të gjithë ata që kanë dalë me koronavirus janë izoluar, ndërkohë që të njëjtën gjë e kanë bërë edhe kontaktet e tyre të ngushta. Deri më tani të gjithë janë në gjende të mirë shëndetësore.

Raportohet se lojtarët e infektuar së fundmi janë nga ekipi U-23 aty ku bën pjesë edhe sulmuesi i Kombëtares, Xhakomo Vrioni. Alesandro Di Pardo mësohet të jetë një prej futbollistëve të infektuar.

Edhe trajneri Zauli është i infektuar, sikurse edhe futbollistët Rosa, Barbieri, Bucosse dhe Wesely. Gjithashtu ka edhe pjesëtarë të stafit që e kanë pësuar.