Rama zbulon emrin e kryenegociatorit të Shqipërisë në BE, fton opozitën dhe presidentin për bashkëpunim

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama në ditë e Europës zhvilloi një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

Gjatë fjalës së tij, Rama zbuloi emrin e kryenegociatorit të Shqipërisë, në bisedimet për anëtarësimin në BE.

“Kemi ngritur edhe grupin negociator, është momenti për ta thënë emrin e kryenegociatorit edhe pse na ka kritikuar neve, kjo është një arsye më shuë për ta përfshirë në këtë process, është i njohur dhe i respektuar nga të gjithë, ambasadori Zef Mazi. Ai bashkë me një grup të mirëpërzgjedhur do të jenë regjia e betejës për negociatat, një betejë që zhvillohet në fushën e dijes, vullnetit të mirë për ta cuar procesin para në shumë drejtime”,- tha Rama.

Zef Mazi

Rama tha se ndër të tjera, se qeveria është e gatshme të bashkëpunojë me presidentin, opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare.

“Ne po përgatitemi për të vijuar me integrimin. Falenderoj miqtë tanë në Bruksel që po na qendrojnë pranë në eksperiencën e negocimit të anëtarësimit. Tashmë që negociatat janë hapur dhe kërkohet përgatitje, po ju them që plani i punës është detajuar për muajt në vijim. Qeveria mban peshën kryesore por këtu duhen të gjithë aktorët të kontribuojnë, ne kemi vullnet të ulemi në një tyrezë me Presidentin e Republikës, kryetarin e opzitës dhe përfaqësues të institucioneve të pavarura. Le të jetë kjo tryezë ku do të shprehim vullnetin e përbashkët, ku secili të bjë detyrat e veta, pa iu imponuar tjetrit por për të dhënë edhe një mesazh të fortë të unitetit kombëtar. Në këtë proces që të gjithë e duam integrimin e Shqipërisë në BE. Jemi gati të ulemi me Presidentin, opozitën parlamentare dhe jashtëparlamentare, të mundemi të japim një kontribut të gjithë”,- tha ai.

Shpërndaje
Share.

Komento