Rama: Veliajn e kam mbajtur në distancë, ishalla s’ma ka lënë mua stafetën
Kryeministri Edi Rama ka komentuar infektimin me koronavirus të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë një vizite në një fabrikë në Lezhë, Rama kërkoi mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura, si dhe distancën fizike, njësoj siç ai ka bërë me Veliajn.
Rama shpreson që mos të jetë ai politikani i radhës i infektuar me COVID-19
“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, u shpreh Rama.
Veliaj konfirmoi dje se ishte infektuar me koronavirus dhe se punën do e ndiqte nga shtëpia.