Skip to content
Të Gjitha

“Rama, tip i ri diktatori”/ Ylli Rakipi padit kryeministrin: Ka tentuar të më mbyllë emisionin

· 1 min lexim

Fyerjet që kryeministri Rama ka bërë ndaj gazetarëve kanë qenë të shumta, duke i etiketuar ata me disa sinonime të ulëta, por kjo nuk është duruar më nga gazetari Ylli Rakipi.

Rakipi ka bërë me dije se ditën e sotme ka depozituar një kundër-padi ndaj kryeministrit për fyerje nga figurës së gazetarit.

Sipas Rakipit, Rama është gojështhurur e për më tepër, ai pretendon se kryeministri është përpjekur që t’i mbyllë emisionin dhe për këtë e quan një tip të ri dikatori.

“Kam bërë kundër-padi ndaj kryeministrit Rama. Rama fyen gazetarët pa reshtur. E keni dëgjuar fjalorin e tij. Rama është gojështhurur. Rama ka bërë përpjekje që unë të mbyll emisionin. Rama është diktator i tipit të ri, i tipit të Putinit, të Erdoganit, nuk ka asnjë ndryshim me ta. Media ka problemet e veta, por nuk është Rama ai që mund të flasë për mediat, aq më pak t’i fyejë”, tha Rakipi.

Kujtojmë se më parë, ka qenë kryeministri Edi Rama ai që e ka paditur gazetarin, Ylli Rakipi për  “nxirje imazhi”.