Skip to content
Të Gjitha

Rama sulmon VOA-n/ Basha: “Je i degraduar!”

· 1 min lexim

Publikimi i përgjimeve që Zëri i Amerikës tregoi sot në media, duke nxjerrë zbuluar ish-deputetin e Rilindjes, Arben Çuko, indinjoi kryeministrin Edi Rama.

Më herët, Rama përfshiu në kazan edhe Zërin e Amerikës, duke e quajtur se merret me llogje telefonatash.

Zëri i Amerikës, publikoi përgjimet e Prokurorisë të Krimeve të Rënda, ku tregohet lidhja e Çukos me korrupsionin.

Pas akuzave të Ramës mbi Zërin e Amerikës, ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Basha shkruan se sulmi ndaj VOA-s, është i turpshëm dhe se ka ardhur koha që të shkulim njëherë e mirë modelin e Ramës.

Reagimi i Bashës në Twitter:

Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!